NASA: Dielli ka arritur ciklin maksimal të nxehtësisë
Agjencia amerikane e hapësirës NASA deklaroi se dielli ka arritur ciklin maksimal të nxehtësisë, që mund të vazhdojë edhe për një vit, duke ofruar mundësi për të dalluar aurora borealis në muajt e ardhshëm.
Studiuesit e NASA-s shpjeguan se maksimumi aktual diellor, i cili filloi rreth dy vjet më parë, mund të zgjasë edhe më shumë, por konfirmimi përfundimtar do të varet nga analiza e mëtejshme e të dhënave të mbledhura deri më tani.
Kjo fazë zakonisht zgjat rreth tre deri në katër vjet”, thanë shkencëtarët.
Aktiviteti diellor ndjek një cikël 11-vjeçar, duke u luhatur midis periudhave të qetësisë dhe aktivitetit intensiv.
Gjatë një maksimumi diellor, ndezjet e rritura diellore dhe nxjerrjet e masës koronale (CME) çojnë në një valë stuhish gjeomagnetike, që shpesh rezultojnë në shfaqje spektakolare të aurora borealis ose dritat veriore.
“Ky njoftim nuk do të thotë se ky është kulmi i aktivitetit diellor që do të shohim këtë cikël”, thekson Elsayed Talaat, drejtor i operacioneve të motit hapësinor në Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA).
Ndërsa dielli ka arritur periudhën e tij maksimale, muaji në të cilin aktiviteti diellor arrin kulmin në diell nuk do të identifikohet për muaj apo vite”, shtoi ai.
Ditët e fundit, aurorat e kuqe dhe jeshile të ndezura ishin të dukshme në rajone të ndryshme, duke përfshirë Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe madje edhe në jug, deri në rajonin e Mesdheut./OraNews