Bota

Lidhi qenin në një gardh pak para se uragani Milton të godiste Floridan, pronari përballet me pesë vjet burg

Një burrë është akuzuar për mizori ndaj kafshëve pasi pamjet e një qeni që u braktis përpara uraganit Milton bënë xhiron e rrjetit. Giovanny Aldama Garcia, 23 vjeç, nga Ruskin në Hillsborough County, Florida, po përballet me deri në pesë vjet burg pasi qeni i tij u shpëtua nga trupat e patrullës së autostradës në Interstate 75 në Tampa më 9 tetor.

Florida Highway Patrol (FHP) shpërndau një video që tregonte qenin gjysmë të mbuluar në ujë dhe të lidhur me një gardh ndërsa nga ana tjetër njerëzit filluan të largohenin nga vendi disa orë përpara se Milton të arrinte në tokë, shkruan SkyNews.

Pasi e gjetën, oficerët e patrullës së autostradës e çuan kafshën te një veteriner ku u konstatua se ishte në gjendje të shëndetshme. Qeni, i cili quhet Trooper, tani është i sigurt dhe nuk do të kthehet më te pronari i tij i mëparshëm Garcia, tha në një deklaratë zyra e prokurorit të shtetit të Floridës.

Garcia vetë, mësohet se ka deklaruar se nëse pronari i ri i qenit do të kujdesej për të dhe do ta donte, ai do të hiqte dorë nga pronësia. Ai u lirua nga burgu me kusht pagesën prej disa mijëra eurosh.  Dave Kerner, drejtor ekzekutiv i Departamentit të Sigurisë së Autostradave dhe Automjeteve, ka thënë se hetimi për rastin është “aktiv dhe në vazhdim”./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button