Shëndet

Kurat më të Mira Popullore për Problemet më të Shpeshta Shëndetësore

Duke nisur nga dhimbjet e kokës, të përzierat apo dhimbjet e stomakut, nëna natyrë ofron me bujari kurat më efikase.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni kurat më të mira natyrale kundër problemeve shëndetësore që mund të lehtësohen në kushtet e shtëpisë.

Xhenxhefil Për Të Përzierat

Përbërësit bimorë të xhenxhefilit ndikojnë në atë pjesë të trurit që është përgjegjëse për të vjellat dhe të përzierat.

Nëse bëhet fjalë për të përzierat ose të vjellat e mëngjesit dhe jo vetëm, xhenxhefilin mund ta pini si çaj ose ta gatuani bashkë me vaktin e ditës.

Fara Karafili Për Dhimbjet E Dhëmbit

Farat e karafilit përmbajnë një substancë kimike që zbusin ndjeshëm dhimbjet. Farën mund ta vendosni direkt në zonën e dhimbjes ose ta bluani e ta përzieni më ujë. Këtë pastë mund ta vendosni direkt tek dhëmbi.

Bananet Kundër Ankthit

Bananet përmbajnë tryptophan një amino acid që ndihmon në prodhimin e melatoninës dhe serotoninës, hormonet që ofrojnë ndjesinë e qetësisë. Kaliumi tek bananet ul tensionin e gjakut që rritet nëse njeriu vuan nga ankthi.

Kivi Kundër Pagjumësisë

Nëse vuani nga pagjumësia, hani dy kivi një orë përpara se të shtriheni për të fjetur. Kivi do të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe kohëzgjatjen e tij.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo ndodh sepse kivi përmban sasi të larta të serotoninës.

Dardhat Kundër Kolesterolit Të Lartë

Dardhat përmbajnë fibër të patretshme që ul sasinë e kolesterolit të keq të përthithur në gjak.

Pektina, ndërlidhet me kolesterolin dhe e nxjerr atë nga trupi përpara se të shkaktojë dëme.

Kopra Kundër Inflamacionit Të Zorrëve

Vaji esencial i koprës ose çaji i farës së koprës lufton inflamacionin e zorrëve. Ai është efikas edhe kundër dhimbjeve të stomakut.

Hudhra Kundër Dhimbjeve Të Stomakut

Hudhra funksionon si një antibiotik natyral dhe eliminon bakteret që shqetësojnë stomakun.

Hudhra duhet ngrënë e freskët dhe jo e gatuar. Ajo duhet ngrënë rregullisht.

Vaji I Ullirit Kundër Konstipacionit

Nëse vuani nga konstipacioni konsumoni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe lëng limoni në mëngjes me stomak bosh. Ky kombinim stimulon sistemin tretës dhe i vë zorrët në lëvizje.

Panxhari Kundër Tensionit Të Lartë

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, panxhari qetëson enët e gjakut dhe ul tensionin e lartë. Panxharin mund ta shtrydhni ose ta përfshini në sallata e ushqime të tjera.

Rrepka Kundër Sinozitit

Përbërësit e rrepkës së vogël të kuqe hollojnë sekrecionet dhe eliminojnë problemet me sinozitin.

Ju mund ta mbani një copë në gojë për një ose dy minuta ose ta nuhasni aromën e saj.

Spec Djegës Kundër Dhimbjeve Të Kyçeve

Grijini specat djegës hollë dhe përziejini me vajin e ullirit, duke formuar një pastë të cilën mund ta vendosni mbi zonën e dhimbjeve. Kjo është një kurë shumë e mirë për rastet urgjente.

Çaj Sherebele Kundër Fytit Të Acaruar

Çaji sherebelës lufton bakteret dhe zbut dhimbjen e fytit të lënduar brenda dy orëve.

Çaji përgatitet si çdo çajtjetër bimor.

Kafeja Kundër Dhimbjes Së Kokës

Dhimbjet e kokës shfaqen pas zgjerimit të enëve të gjakut në kokë.

Kafeja i ngushton ato dhe largon presionin e kokës.

Në rastin e migrenës mund të hani fara kungulli të pasura me magnez./AgroWeb.org

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button