Life Style

“A e ka tradhtuar gruan ndonjëherë”, habit Edmond Tupja: Më ka shkuar mendja shumë herë, por më ka penguar…

Shkrimtari i njohur Edmond Tupja ka qenë i ftuar në “Mos i bjer me top” në Top Channel, ku me shumë sportivitet i është përgjigjur dhe pyetjeve ngacmuese të Ronaldo Sharkës. 

I pyetur nëse ka tradhtuar ndonjëherë, Tupja shprehet se i ka shkuar mendja, por nuk ka tradhtuar, e një nga këto arsye është autizmi i djalit të tij.

Ronaldo Sharka: Nëse do shihnit gruan tuaj duke tradhtuar, si do vepronit?

Edmond Tupja: Së pari përgjigjja më komformiste është do thosha gruaja ime nuk më tradhton kurrë. Por le të supozojmë, do  i thosha më fal, fajin e kam unë.

Ronaldo SharkaJu mendoni se kur gruaja tradhton, fajin e ka burri? 

Edmond Tupja: Ose burri gruan. Ka një gjë, nuk mund të jetë tradhti. Tradhti ka, e le gruan me tre fëmijë dhe shkon me sekretaren. 

Ronaldo Sharka: Po ti ke tradhtuar ndonjëherë?

Edmond TupjaShiko nuk e kam tradhtuar. Kjo është pyetje shumë intime, nuk e di më ka shkuar nëpër mend si “ahh sikur”, por nuk shkoj deri atje sepse arsyeja është autizmi i tim biri që nuk më lejon mua të krijoj një lidhje tjetër.

/tch

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button