Lajme

Curri: Ramës nuk i intereson anëtarësimi në BE! Autokrat me të njëjtat batuta

Analisti dhe Filozofi Arjan Curri ka komentuar rreth çeljes së grup-kapitujve për negociatat e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas Currit, diskursi që Rama përdor, tregon se ai kërkon të rrëmbejë protagonizmin në sytë e anëtarëve të unionit, duke e cilësuar kryeministrin kështu si një “autokrat që përsërit po të njëjtat batuta filmash”.

Më tej analisti sqaroi se duhet marrë parasysh që demokratizimi i brendshëm i vendit dhe krijimi i një klase politike totalisht të re di të jenë mekanizmat e vetëm që do të mund t’a afrojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

Ramës nuk i bëhët vonë fare a do futemi ose jo Evropë. Rrëmbën protagonizmin e ditës, bëhet si ai i cili e loboi këtë ditë. Bëhet si ai i cili duhet të jetë aty ku ishte 10 vitesh, të jetë edhe pas 10 viteve në momëntin që do mundtë hyjmë në BE. 

Ndërkohë që gjatë këtij procesi ka ndryshuar gjithë struktura e BE, këtu ngelet po i njëjti autokrat që përsërit pot ë njëjtat batuta filmash. 

Negociatat mund të zgjasin edhe pafundësisht. Turqia i ka hapur negociatat në 3 Tetor të 2005-ës, 20 vjet ka që negociojnë dhe ç’bëjnë? Hapin kapituj, mbyllin kapituj dhe rikthehen nga e para.

Duhet t’u themi shqiptarëve që kjo nuk është ndonjë gjë e madhe, nëse ne nuk demokratizohemi së brendshmi, nuk ndryshojmë gjithë klasën politike dhe presim nga Evropa që të na marrin me zor, ne duhet të bëhemi vetë,” –tha Curri per Euronews./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button