Life Style

Prençi denoncon SKANDALIN: Drejtori aktual i Policisë së Beratit, i arrestuar dhe i dënuar nga Gjykata, është rikthyer në detyrë në shkelje flagrante të ligjit

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi bëri një denoncim të fortë në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News”, teksa po diskutohej ligjin me përfshirjen e eksponentëve të policisë në botën e krimit.

Drejtori aktual i Policisë së Beratit, është arrestuar nga prokurori, është dënuar nga gjykata, është përjashtuar nga Policia e Shtetit për favorizim dhe ngritje të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve narkotike, është rikthyer në punë pa e marrë parasysh vendimin e gjykatës që i ka humbur gjyqet në të gjitha nivelet.

Është nipi i një oligarku, biznesmeni të fuqishëm, është kthyer përsëri Shef Komisariati në Kuçovë, dhe nga atje sot është po në Berat.

Jo vetëm ai… Në 2017-ën sapo kishte filluar vetingu në Policinë e Shtetit, një proces që dështoi totalisht, dhe sapo nisi rreth 140 oficerë policie dhanë dorëheqjen dhe ikën jashtë shteti. Si filloi procesi, disa u larguan, por më pas u banalizua procesi.

Dhe për ta dështuar këta e çuan ligjin për ta shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese, dhe kush do ta interpretonte ligjin? Një grup juristësh nga Drejtoria e Përgjithshme dhe një grup nga Drejtoria Juridike e Policisë së Shtetit.

Kjo u bë për të favorizuar të gjithë personat që kontribuuan në zgjedhje dhe u rikthyen të gjithë në detyra më të larta se sa kishin kur ishin larguar. 

Edhe vetë ministri i Brendshëm për këtë rast ka kërkuar informacion për ta verifikuar personalisht se si qëndron e vërteta”, u shpreh moderatori Shemsi Prençi./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button