Life Style

Përplasjes Luiz Ejlli – Dea Mishel, i bashkohet edhe Egla Ceno: Sa mirë me qenë mEshkull…

Dënimi i Luiz Ejllit për falsifikimin e dokumenteve me vulën e noterit ka shkaktuar shumë reagime në rrjet, përfshirë ato të personazheve publikë. 

Një nga reagimet më të bujshme erdhi nga Dea Mishel, ish-konkurrente e Big Brother VIP Albania 2, e cila publikoi një screenshot të lajmit për akuzat ndaj Luizit, duke shprehur ironi me komentet e saj: “Thonë, shokun zgjidhe më të mirë se vetja, jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi”. 

Luizi nuk e la pa përgjigje këtë provokim dhe publikoi një foto me limona, duke shoqëruar atë me këngën “Oj lulija jonë me limona” dhe një koment duke thënë se po e kërkonin të këndonte atë në koncertin e radhës.

Kjo përplasje virtuale ndërmjet tyre ka sjellë edhe reagime të tjera, përfshirë një postim nga Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3, e cila dukej se i drejtonte një kunjë Luizit me fjalët: “Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë ‘asllani’ dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi, gajasen me ‘folklorin’ shumëngjyrësh.” Egla vazhdoi me një referencë në këngën popullore, duke nënkuptuar se në kulturën tonë ka një tolerancë për sjellje të tilla./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button