KURIOZITETE

I arrijnë deri në tokë, kjo është gruaja me thonjtë më të gjata në botë

Në një botë të mbushur me forma unike të vetë-shprehjes, udhëtimi i Diana Armstrong spikat vërtet si i jashtëzakonshëm. Nuk është vetëm zgjatja e pafund e thonjve të saj ndër vite, por edhe historia që ato mbartin pas tyre. Me një gjatësi mahnitëse prej disa metra, Diana mban rekordin si gruaja me thonjtë më të gjatë në botë.

Që kur u mor vesh se ajo nuk I kishte prerë thonjtë e saj prej 27 vitesh, të gjithë bëjnë të njëjtën pyetje: Si ja del? Kjo grua nga Minneapolis ka marrë zyrtarisht titullin për thonjtë më të gjatë të regjistruar ndonjëherë tek një femër, sipas një njoftimi nga Guinness. 

Që në moshë të re, Diana kishte një pasion për thonjtë dhe artin e thonjve. Ajo kujton me mall momentet e kaluara duke i kërkuar nënës së saj t’i maste thonjtë dhe e pyeste nëse mund t’i lyente me ngjyra të ndryshme.

“Gjithmonë kam pasur thonj të gjatë, por jo në këtë masë. Edhe kur isha e vogël, gjithmonë kisha thonj më të gjatë. Mamaja ime gjithmonë i rriste të sajat dhe kështu unë synoja gjithmonë t’i ngjaja asaj”, u shpreh gruaja.

/LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button