Lajme

Hapen bisedimet për anëtarësim/ Shqipëria dhe BE nisën sot në Bruksel shqyrtimin e kapitullit të parë

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Lukesemburg në një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Europian për vendin tonë.

Çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.

Kryeministri Edi Rama qëndroi  në Luksemburg, së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grup-kapitullit të parë.

Zhvillimi i Konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri – BE shërben për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike:

Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia e kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.

Këto bisedime u zhvilluan në nivel teknik, mes ministrave dhe ambasadoreve te qeverive te vendeve anëtare dhe vendit kandidat.

Bisedimet përfshinë marrjen përsipër nga vendi kandidat të përafrimit të plotë të legjislacionit të BE-së, zbatimin e tij, si dhe zbatimin e reformave të tjera ligjore, politike, ekonomike, administrative dhe reformave të tjera për të përmbushur kriteret për anëtarësim./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button