Ndarja e radhës/ Eno Popi drejt divorcit me bashkëshorten, shkak gazetari
Në vazhdën e shumë divorceve që ka publikuar “Pamfleti”, aq sa ngritëm dyshime se çfarë po ndodh me showbizzin shqiptar, kemi një tjetër lajm të trishtë për të ndarë me ju lexues të nderuar.
Ka kohë që qarkullojnë fjalë se martesa e Eno Popit ka përfunduar. Por tanimë kemi marrë konfirmimin se çifti është ndarë ‘de facto’ për më shumë se një vit dhe bashkëshortja është larguar në Kanada tek familja e origjinës.
Shkak thuhet se ka qenë tradhtia e Enos. Sado që mund të duket e pabesueshme, pasi jemi mësuar të kemi imazhin ‘e djalit të mirë’ tek gazetari, ja që ka qenë pikërisht ky i fundit i cili ka tradhtuar.
Ish-bashkëshortja i ka gjetur në celular mesazhe kompromentuese, që kanë sjellë më pas edhe prishjen e familjes. Nga kjo martesë Eno kishte një vajzë, me të cilën kaloi edhe pushimet verore këtë vit. /Pamfleti