10 vite nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd, Ballist Morina: Nuk duhet kurrë të dekurajoheni…
Sot, është një ditë krenarie për shqiptarët pasi janë mbushur plot 10 vite nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd.
E si mund të mungonte një postim nga Ballist Morina, i cili gjithashtu jep edhe një mesazh për brezin e ri.
Rrëfimi i Ballist Morinës:
Tragjedi në Kampionatin Evropian të garave me biçikletë në mal, humb jetën çiklisti, ja shkaku
10 vite AUTOCHTHONOUS, 10 vite lavdi, krenari por edhe 10 vite peripeci, përndjekje, ndalime, paragjykime, përballje, sulme etj.
Pavarësisht të gjithave unë dhe SHOKU i asaj nate nga SHKUPI, MOLOS PARTHINI i kemi mbijetuar sfidave fiks si SHQIPTARIA pushtimeve dhe vuajtjeve ndër vite,dekada dhe shekuj dhe kontributin për vlerat familjare,qytetare dhe at’dhetare do e japim deri n’frymën e fundit.
N’kët përvjetor nuk mund lemë pa përmendur, falënderuar edhe djemtë e kombëtares shqiptare t’futbollit t’asaj nate ku pa reagimin e fuqishëm të tyre n’mbrojtje t’flamurit AUTOCHTHONOUS e gjithë kjo që po përkujtojmë sot nuk do kishte asnji kuptim!
Urojmë gjithë shqiptarëve: Gëzuar ditë e Autoktonëve! Për brezat e rinjë këshillojmë që mbrojtja e vlerave familjare,qytetare dhe at’dhetare ka nji çmim, nganjiherë çmim edhe t’lartë por ju nuk duhet KURRË t’dekurajoheni përballë pasojave pasi mbrojtja e vlerave t’lartpëmendura nuk ka asnji çmim! ZOTI na ruajt t’gjithvë neve!”/SYRI.net