Regjimi Ushqimor Që U Duhet Grave Për Një Zemër Të Fortë
Vajzat dhe gratë të cilat duan të kenë një zemër të shëndetshme, duhet të konsumojnë shumicën e kalorive ditore brenda pasdites.
Këtë e thotë një studim i Universitetit të Columbias në Shtetet e Bashkuara.
Sipas studimit, nëse gratë dhe vajzat hanë të gjitha vaktet përpara orës 18:00 rreziku i sëmundjeve të zemrës ulet.
Nëse njeriu merr më shumë kalori pas orës 18:00 apo pas orës 20:00, ky rrezik është më i lartë.
Ushqyerja në orët e vona të ditës e bën më të vështirë metabolizmin sepse çdo gjë në organizëm funksionon në bazë oraresh.
Oraret rregullohen nga truri dhe nëse ka mospërputhje në organet e tjera, siç është stomaku, në trup krijohet një problem metabolik që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Ekspertët shpjegojnë se gratë duhet të konsumojnë nga 1600 në 2400 kalori në ditë.
Burrat duhet të konsumojnë nga 2000-3000 kalori në ditë.
Të dhënat e ekspertëve thonë se nëse njeriu merr qoftë edhe 1% më shumë kalori pas orës 18:00, atëherë ai rrezikohet nga tensioni i la
A Parandalohen Sëmundjet e Zemrës?
Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se rreziku i sëmundjeve të zemrës mund të ulet vetëm duke marrë ilaçet për tensionin e gjakut në mbrëmje.
Ekspertët thonë se tensioni i gjakut ka një ritëm të caktuar.
Ai rritet gjatë ditës dhe në mbrëmje kur njeriu bëhet gati të flejë, ai bie.
Megjithatë, pas moshës 55 vjeçare, tensioni i gjakut pëson një ndryshim që do të thotë qëndron i lartë edhe gjatë natës.
Kjo nxit nevojën për marrjen e barnave në mbrëmje.
Ekspertët shpjegojnë se në 80% të kohës, sëmundjet e zemrës janë të parandalueshme.
Gjithçka ka të bëjë me zgjedhjet dhe stilin e jetesës që mund të modifikohet duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke kryer aktivitet fizik./AgroWeb.org