“E kreva dënimin si zonjë”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra
Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, dhe kësaj teme nuk i ‘shpëtoi’ Rudina Dembacaj.
Aktorja është përfolur për falsifikim dokumentesh kohë më parë ku thuhej se mori vajzën në udhëtim pa aprovimin e të atit, ndërsa sot u shpreh se bëri gabim dhe e ka kryer dënimin.
Heidi: Rudina, se jam shumë kurioze, ti ke pasur probleme me drejtësinë?
Rudina: O Heidi se pastaj do më thonë… Koka bën, koka pëson. Nuk është se jam shumë e madhe në moshë, jam e re fare…ne e kemi pësuar nganjë veprim i nxituar. Rasti im më ka bërë të reflektoj, nuk isha profesioniste, por me jemi nxituar dhe e kemi ngrënë domethënë. Kam vuajtur dënimin dhe nuk do e përsërisja kurrë, u nxitova në një moment, si nënë kisha dëshirë të merrja fëmijën. E vuajta dënimin si zonjë.
Heidi: Si punove
Rudina: Punë me shërbim prove
Egla: Pra, ti je një ish-e dënuar?
Rudina: Kur del me shërbim prove, nuk quhesh më e dënuar. Tashmë jam e pastër!Top Channel