Life Style

Roza Lati konfirmon lidhjen me Xhonatan Islamin, publikon foton romantike me ish-banorin e BBV

Prej disa ditësh në mediat rozë qarkullojnë thashetheme për një romancë të re mes Roza Latit dhe Xhonatan Islamit. Ndjekësit vunë re një detaj interesant të një ore që ajo mbante në dorë.

Por duket se përmes një postimi të fundit, Roza ka vendosur të mos e fshehë më, teksa është shfaqur duke e puthur djalin me të cilin janë hedhur me parashutë.

Ka qenë Xhonatan Islami ai i cili e ka publikuar në InstaStory foton ku shfaqet duke u puthur me vajzën misterioze. Por, nga një video e publikuar nga Roza në Instagram, kuptohet lehtësisht nga flokët, veshja dhe atletet, e cila është ajo që shfaqet duke u puthur me Xhonatanin.

Xhonatan Islami është djali i Alket Islamit, të dy të apasionuar pas sportit ekstrem të hedhjeve me parashutë.

Në video Roza shihej në jug të Shqipërisë, saktësisht në Gjirokastër, për të mbështetur ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Xhonatan Islamin në konkursin e parashutave, “PGAEuro 2024”, që u mbajt vetëm pak ditë më parë.

/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button