Bota

HUMORI “I ZI”/ I dënuar për grabitje shfaqet në Londër me “Ferrari”, Farage nuk i mban nervat: Po na bëjnë për budallenj!

Ligjvënësi i Parlamentit britanik Nigel Farage ka sulmuar sistemin e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar pasi u shfaqën pamjet e një emigranti shqiptar të dënuar për grabitje duke drejtuar një automjet luksoz “Ferrari” në Londër.

Duke folur në GB News, Farage tha, “Po na bëjnë për budallenj, apo jo?”

Ish-kreu i UK Independence Party i referohej Dorian Pukës, një 28-vjeçar i dënuar për grabitje, i cili është deportuar dy herë, por ka arritur të rihyjë në Mbretërinë e Bashkuar.

Farage kritikoi pamundësinë për të dëbuar Pukën për shkak të një kërkesë azili në pritje.

Puka, i cili është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje me banesa, së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një video 90 sekondëshe të tij duke drejtuar një Ferrari me vlerë 300 mijë paund.

Zyra e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme të largojë sërish Pukën derisa kërkesa e tij për azil të dëgjohet plotësisht. Ky rast ka ringjallur debatet rreth politikave të emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, me disa deputetë konservatorë që bëjnë thirrje për reforma në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR)./BW

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button