Shëndet

Buka, ja sa feta duhet të konsumoni sipas moshës

Të dhënat e Eurostat tregojnë se shpenzimet e shqiptarëve për bukë dhe drithëra janë shumë të larta në raport me të ardhurat e tyre.

Sipas këtyre të dhënave, këto shpenzime janë më të larta krahasuar me vende të tjera të Evropës. Buka është kryesore për çdo njeri në këtë vend, aq më tepër kur në çdo vakt na vjen natyrshëm të themi ‘le të hamë bukë.”

Por siç thotë populli, “gjella me kripë e kripa me karar.” Ndaj kur vjen fjala tek konsumi i bukës, edhe ai duhet të ketë një kufi. Çdo drith tjetër mund të mbulojë nevojat jetësore të bukës.

Racioni i nevojshëm ditor i drithërave, sa feta bukë janë të nevojshme?

Një fetë bukë normale konsiderohet si një racion, por jo çdo fetë është e njëjtë me tjetrën, ndaj kujdesuni që buka të jetë me drithëra të plota. Po ashtu, racioni ditor i bukës dhe i drithërave është në varësi të moshës, gjinisë dhe aktivitetit fizik./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button