Lajme
Aksidenti i rëndë në aksin Lushnjë-Berat ku humbi jetën 25-vjeçari, arrestohet drejtuesi i mjetit bujqësor
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Lushnjë-Berat”, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti bujqësor me një autobot të ngarkuar me lëndë hidrokarbure, humbi jetën drejtuesi i autobotit, Petro Piti, 25 vjeç, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin:
A. T., 41 vjeç, banues në fshatin Kashtbardhë, Lushnjë.
Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi A. T. rezultoi në masën 0.00 mg/l.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen./OraNews