Lajme

U arratis nga burgu në Itali më 2017, kapet në aeroportin e Romës 41-vjeçari shqiptar me 7 emra

Ai kishte marrë një pasaportë të re, e cila i kishte dhënë “një identitet të pastër”

Një 41-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim, është arrestuar në aeroportin e Romës, në Itali.

Mësohet se shqiptari, me shumë precedentë penalë dhe dënime të mëparshme, po tentonte të hynte në Itali pasi kishte mbërritur nga Spanja. Ai kishte marrë një pasaportë të re, e cila i kishte dhënë “një identitet të pastër”, pavarësisht se ishte dëbuar nga territori italian.

I nënshtruar një kontrolli të thelluar sapo ka zbritur nga avioni, duke kryqëzuar të dhënat personale të raportuara në pasaportë, me pseudonimet e tij të shumta (të paktën 7), shqiptari u gjet ndër të tjera si personi që në vitin 2017 bëri bujë në lajmet e mediave, për arratisjen spektakolare nga burgu “San Michele”, në Alessandria.

Atëkohë 35-vjeçar, mundi të largohej nga burgu ku po mbahej për të vuajtur një dënim prej 17 vitesh, teksa u identifikua dhe u arrestua 3 javë më vonë, duke u gjurmuar brenda një kampi ciganësh në brendësi të Milanos.

Pritet vendimi i gjykatës nëse 41-vjeçarit i ka mbetur dënim nga ai i 17 viteve burgim për të vuajtur, në kohën që u arratis./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button