Life Style

Si ndihet kur sheh kolegët në gjyq? Doktori: Qëkur mjekësia u bë biznes kjo punë iku

Kirurgu i njohur, Ylli Ziçishti, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur dhe për problemet që ka sot sistemi shëndetësor në vendin tonë.

Ziçishti theksoi se që në momentin që mjeksia është kthyer në biznes, ku më shumë vlera ka para se jeta, çdo gjë ka mbaruar.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se çfarë do të donte të ndryshonte nëse do të ishte Ministër i Shëndetësisë, Zziçishti tha çdo gjë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si ndiheh në ditët e sotme, sa vlerësohen mjekët, apo kur shihen në situata të vështira, i shikon në procese gjyqësore, të përfliten, në përgjime, si ndiheni?

Ziçishti: Unë e kam nga eksperienca ime që kam punuar në kryeqytet, qytet në mal. Kemi qenë të vlerësuar, por po ju them një gjë qëkur u bë mjekësia biznes kjo punë iku. Të gjithë e duam lekun, por me dinjitet, në bazë të punës. Qëkur u bë biznes iku jo punë. Duhet me shkallë çdo gjë.

Borakaj: Ju keni momente të arta në profesion, jo vetëm si kirurg por dhe drejtues. Nëse do ju kërkonin të ishit Ministër Shëndetësie çfarë do duhet të rregullonit me urgjencë në sistemin shëndetësor shqiptar?

Ziçishti: Shumë gjëra.

Borakaj: Nga do ta fillonit?

Ziçishti: Që nga puna e mjekëve./Vizionplus.tv/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button