Prezanton linjën e tij të parë të parfumeve – ‘Eau De Parfum Leo Messi’ kushton 95 euro
Lionel Messi ka prezantuar linjën e tij të parë të parfumeve.
Ylli i futbollit ka ndarë një video në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram – aty ku numëron mbi 500 milionë njerëz.
“Jam shumë i lumtur që të prezantoj parfumin tim të parë. Ai është i disponueshëm në shitësit kryesorë të parfumeve në botë. Shpresoj se do t’ju pëlqejë”, shkroi argjentinasi.
“Aroma Leo Messi është krijuar për të provokuar një lidhje të thellë emocionale, duke kapur thelbin e Messit si një kampion bote, një baba dhe një zotëri”, thuhet në klipin promovues.
“Ky parfum krijon një ekuilibër harmonik midis freskisë gjallëruese dhe ngrohtësisë”, vazhdon përshkrimi i ‘Leo Messi Eau De Parfum’.
Leo Messi Eau De Parfum (100 ml) kushton 95 euro gjersa seti i dhuratave kushton 110 euro. /Telegrafi/