“Familjen e takoja fshehurazi natën”, Ziçishti: Si e divorcova gruan dhe djalin 1 vjeç pasi më internuan
Kirurgu i njohur, humanist dhe një nga njerëzit më të vlerësuar në Shqipëri, Ylli Ziçishti, ndau këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, disa kujtime nga jeta e tij.
Ai rrëfeu mes emocionesh se në fillim të viteve 80-të përjetoi një dramë në familje. Ku pas pushkatimit të xhaxhait partia në atë kohë vendosi ta internojë, por për të shpëtuar gruan dhe djalin 1-vjeç ai u divorcua.
Megjithatë Doktor Ylli tregon se ai e vizitonte çdo muaj djalin dhe gruan, ku shkonte natën në shtëpi, dhe largohej po natën, për të mos rrezikuar jetët e tyre.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Xhaxhai u pushkatua, e vuajtët?
Ziçishti: Vuajtën dy internime edhe babai edhe xhaxhai.
Borakaj: E prisnit?
Ziçishti: Ishte rrufe në qiell të pastër.
Borakaj: Si ndikoi te ju ishit martuar një vit më parë, djali ishte një vjeç, gjithë jeta shikon të tatëpjetën.
Ziçishti: Je në fund fare.
Borakaj: Një familje e shpërndarë.
Ziçishti: Nuk dije ku të çoje kokën.
Borakaj: Të dhanë ndonjë këshillë në atë kohë?
Ziçishti: Vetëm puno dhe vlerëso njerëzit.
Borakaj: Të thoshim ki kujdes?
Ziçishti: Po ajo ishte pasuria ime.
Borakaj: Ju u divorcuat në 83-in, ishte me konsensus?
Ziçishti: Po ishte i imi sepse nuk e dija ku do të përfundoja. Ishte kot fare, por ky ishte sistemi që ju shyqyr që ju nuk e keni provuar ndonjëherë?
Borakaj: Kur u rimartuat?
Ziçishti: Në 92-in bëmë celebrimin. /Vizionplus.tv/