Të gjithë e hanë gjatë verës por koha më e mirë e peshkut është tani! Ja si ta dalloni kur është i freskët
Peshku duhet të jetë i freskët. Kjo është një nevojë e panegociueshme për çdo konsumator, dhe freskia nuk duhet të merret për e mirëqenë. Në restorant, sidomos gjatë verës, njohja e peshkut, për shkak të gatimit, është e vështirë për t’u dalluar, por duhet të dini që vera është pikërisht koha kur sasia e kapur e peshkut është më e ulët se në stinët e tjera. Vjeshta është periudha kur nis peshkimi ‘i vërtetë’, prandaj që të blini peshk të freskët, mbani në mendje disa gjëra….
A e dini se çfarë arome apo çfarë paraqitje duhe të ketë peshku cilësor? Cilat janë karakteristikat që duhet të merrni parasysh përpara se ta blini atë?
Kur të afroheni tek zona e peshkut duhet të ndieni aromën e detit, kripës dhe jodit. Kjo është aroma e freskisë.
Peshku i freskët shkëlqen. Është kaq e thjeshtë! Sa më i freskët të jetë peshku aq më e pastër dhe shkëlqyese duket lëkura e tij.
Pasi kanë shkrirë, peshqit humbasin shkëlqimin e tyre. Ngjyra e peshkut nuk është e qëndrueshme.
Kur peshku është i freskët, lëkura e tij është e ylbertë me nuanca të të gjelbrës që anojnë nga bluja dhe reflektojnë dritën. Sytë e peshqve janë gjithashtu tregues freskie./LIVING