Bota

Rrëfimi tronditës, 27-vjeçarja: Mami më dehte me uzo dhe më detyronte të kryeja marrëdhënie me burrat, 100 euro personi

Një histori tronditëse është bërë publike në mediat greke, duke krijuar një reagim të fortë publik.

Një 27-vjeçare nga Korfuzi ka treguar se prej moshës 12-vjeçare detyrohej nga nëna e saj që të prostituohej.

“Nëna ime më detyronte të prostituoja që në moshën 12-vjeçare, duke më dehte me uzo dhe duke më rrahur që të mos mund të rezistoja. Nuk e di me siguri sa ishin, por të paktën gjashtë emra ishin si klientë.

Secili prej tyre paguante 50 ose 100 euro sa herë që kryente marrëdhënie me mua. Ose ata vinin në shtëpinë tonë, ose shkoja në shtëpinë e tyre në momente të caktuara”, ishin disa nga fjalët e saj që krijuan tronditje në Greqi.

Sipas mediave greke, e reja jeton sot mes varfërisë, ndërsa nuk ka ndjekur dot as shkollimin./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button