Mësoi se gruaja e tij po bënte fshehurazi botoks, burri e dhunon: E dua ashtu siç është
Një operacion estetik në fytyrën e bashkëshortes (boto) dhe refuzimi i saj për ta pranuar, ka qenë rasti që shkaktoi një sherr të ashpër mes një çifti në Selanik.
Sipas aktakuzës, gjithçka ka ndodhur të premten mbrëma kur çifti ka pasur një debat të ashpër në banesën e tyre, pasi bashkëshorti dyshonte se 38-vjeçarja në mëngjesin e së asaj dite kishte bërë botoks dhe nuk e pranonte.
Në një moment debati verbal duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe gruaja ka telefonuar policinë duke denoncuar burrin e saj për dhunë në familje dhe është shfaqur me mavijosje në fytyrë. Policia i vuri në pranga burrin dhe ai u akuzua për sulm në familje, shkruajnë mediat greke.
Duke dhënë dëshmi në gjykatë , 38-vjeçarja ndryshoi deklaratën dhe tha para gjykatësve se bashkëshorti i saj nuk ka ushtruar kurrë dhunë fizike ndaj saj dhe se ajo kishte konsumuar shumë alkool, gjë që ka ndikuar që sherri të dalë jashtë kontrollit.
Për sa i përket mavijosjes në fytyrë, ajo pretendoi se gënjeu policinë se ishte shkaktuar nga bashkëshorti i saj.
“Nuk doja që ai ta dinte se unë kisha botoks, e bëra ndërhyrjen në mëngjes. Më pyeste si e kam kaluar ditën dhe unë i thosha gënjeshtra të ndryshme. Prandaj i thashë policisë se ma ka shkaktuar mavijosjen në fytyrë, nuk doja që ta dinin për botoksin. Ai është një burrë i mirë, kemi një fëmijë”, tha ajo dhe vazhdoi: “Ne u grindëm dhe gjatë sherrit unë hodha një shishe. Ai thoshte “më pëlqeni ashtu siç je”.
Në deklarimin e tij, i pandehuri u tha gjyqtarëve se gruaja “nuk kishte nevojë të bënte botoks”, ndërsa mohoi se kishte goditur gruan e tij.
“Ajo hodhi një shishe, unë nuk e godita. Mora fëmijën dhe dola jashtë për t’u qetësuar. I thashë të thërriste policinë. Ajo u tërbua, nuk mund të qetësohej. Ai ishte shumë nervoz. Unë nuk dua që ajo të bëjë botoks, unë dua që ajo të jetë ashtu siç është. Ajo është 38 vjeçe dhe do të pendohet më vonë”, përfundoi ai./Top Channel