Life Style

Çfarë ndodhi në studion e “Pa Filtra”? Shqipja me lot në sy, largohet nga studio

Rubrika “Pa Filtra” në “E Diell” ka sjellë dje një histori bullizmi

Rubrika “Pa Filtra” në “E Diell” ka sjellë dje një histori bullizmi. 32-vjeçari Geri nga Korça ishte në studion e emisionit për të rrëfyer historinë e tij prekëse.

Ai tregoi se ka qenë në klasë të tretë kur mësuesja e tij e ka bullizuar dhe dhunuar, derisa ai është larguar nga ajo shkollë. Geri shprehet se ka pasur edhe një problem shëndetësor, nuk merrte dot frymë nga hunda.

Sipas tij, mësuesja e fillores e godiste pas koke me grushte dhe shpulla si dhe i thoshte ‘ti je budalla, ti nuk do bëhesh kurrë’. Geri vijoi duke thënë se ai nuk ka qenë ekselent në mësime, por edhe kur e dinte përgjigjen e një pyetje, kishte frikë të fliste.

Histori e 32-vjeçarit për që Erjola Doçi dhe Shqipe Hysenaj të qanin. Madje kjo e fundit nuk mundi dot që të komente historinë e Gerit, por për një moment u ngrit dhe u largua nga studio.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button