Vendi

Parku Ujor Drilon-Tushemisht, IKMT prish objektin dykatësh

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon punën me prishjen e një objekti dykatësh në Pogradec, i cili ishte pengesë për zbatimin e projektit “Parku Ujor Drilon-Tushemisht”.

IKMT bën të ditur se, inspektorët e IKMT kanë gjetur mirëkuptimin e poseduesit të këtij objekti dhe puna është zhvilluar normalisht.

Parku Ujor Drilon-Tushemisht është atraksioni më i ri turistik që i shtohet qytetit piktoresk të Pogradecit.

Projekti synon ta transformojë zonën në një destinacion të pakrahasueshëm ekoturistik, i cili mund të nxisë investime në turizëm që rrisin, promovojnë dhe vënë në veprim burimet natyrore të cilat deri tani kanë qenë të pashfrytëzuara apo të nënshfrytëzuara.

Vitet e fundit Pogradeci është kthyer në një nga destinacionet e përhershme turistike ku me hijeshinë e liqenit, natyrën, kulturën, historinë, kulinarinë, tërheq turistë të shumtë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit. /OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button