Life Style
“Lufta” me demin shkon keq për matador-in në Spanjë, kafsha e tërbuar e masakron me brirë
Shënohet një tjetër incident në garën me dema në Madrid të Spanjës. Një luftëtar peruan është cilësuar si ‘matadori më i keq në botë’ pasi u godit brutalisht në bark dhe këmbë nga një dem, gjatë debutimit të tij.
Nga pamjet e publikuara në internet, shihet momenti i frikshëm kur Roca Rey, 27 vjeç, sulmohet sërish nga demi, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
Duke parë që gjendja u rëndua, disa njerëz tentuan të ndërhynin që të shpëtonin të riun dhe të qetësonin demin. Roca Rey raportohet se është plagosur rëndë dhe po i nënshtrohet një operacioni.
Sipas raportit mjekësor, thuhet se 27-vjeçari pësoi ‘një plagë të shkaktuar nga briri i demit në pjesën e pasme’.