Life Style

E pazakontë! 72-vjeçari kërkon nuse për djalin në emision: Kemi dy sera të vogla, lopë, dhi, dele, pula… 

Rubrika “Pa Filtra” ka patur dje konkurrentë të ndryshëm, nga ata që zbuluan talentin e tyre në këndim dhe aktrim, por edhe ata që rrëfyen histori drithëruese apo kërkuan nuse për djalin.

Një 72-vjeçar ishte në studion e emisionit për të kërkuar nuse për djalin e tij. Ai u shpreh se djali i tij rri gjithë ditën në punë.

Timi shtoi se në emision e ka dërguar bashkëshortja e tij, pasi i ka thënë se ‘ka programe për këto punë’.

Kam një problem. Kam një djalë që nuk vendos për t’u martuar. Djali po shkon te 40-at. Ka parë plaka nga këto programet dhe ka dy javë që më thotë shko atje se mund të gjesh nuse. Djali jeton me ne në shtëpi, në Vrap të Tiranës. Aty kemi pronën tonë, e zhvillojmë. Kemi dy sera të vogla, kemi lopë, dhi, dele, pula.

Plaka është bërë merak. Djalit i vjen zor, nuk vjen. Thashë të vij unë njëherë. Ai nuk e di që jam këtu, kam ndjekur llafin e plakës që më tha mos i trego. Marrëdhënie nuk e di nëse ka patur apo jo me ndonjë vajzë, ngaqë rri gjithë ditën në punë.

Djali rri i mbyllur nuk flet për këtë. Nëse e gjen, do bëjmë aheng do çmendim lagjen”, tha 72-vjeçari./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button