6 ditë më parë mori detyrën, vr*tet kryetari i bashkisë së një qyteti në Meksikë
Kryetari i një qyteti meksikan të rrënuar nga dhuna për shkak të drogës, është vrarë më pak se një javë pasi mori detyrën.
Alejandro Arcos u gjet i vdekur të dielën në Chilpancingo, një qytet me rreth 280,000 banorë në shtetin jugperëndimor të Guerreros. Ai ishte kryetar bashkie prej vetëm gjashtë ditësh, raporton BBC.
Guvernatorja e shtetit, Evelyn Salgado, ka thënë se qyteti është në zi për një vrasje që “na mbush me indinjatë”.
Vdekja e tij erdhi tri ditë pasi sekretari i ri i qeverisë së qytetit, Francisco Tapia, u qëllua për vdekje.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të hetimit, apo të dyshuar. Megjithatë, Guerrero është një nga shtetet më të prekura nga dhuna, teksa kartelet e drogës kanë vrarë dhjetëra politikanë në të gjithë vendin.
Ndërkaq, mediat meksikane kanë raportuar se ai është vrarë në mënyrë mizore./OraNews