Bota

Zbulohet mosha e vërteta e të moshuarit indian që u gjet në një shpellë dhe thuhej se ishte 188 vjeç…

Sigurisht, shumë persona e vunë në dyshim këtë deklaratë dhe më pas vetë platforma postoi një sqarim…

Videoja e një të moshuari indian që thuhet se është 188 vjeç dhe u nxor nga një shpellë u bë virale në rrjetet sociale. Në video duken dy të rinj që ndihmojnë të moshuarin që është kockë e lëkurë dhe mban një copë vetëm në pjesën e belit teksa kalojnë mbi disa gurë e shkallë. Një përdorues i rrjetit X postoi videon që grumbulloi 30 milionë shikime.

“Ky indian sapo u gjet në një guvë. Thuhet se është 188 vjeç. Çmenduri”.

Plaku me mjekër qëndron shumë i përkulur dhe mban një shkop e të jep idenë se është shumë i vjetër. Por 188 vjeç? Sigurisht, shumë persona e vunë në dyshim këtë deklaratë dhe më pas vetë platforma postoi një sqarim ku shkruhej:

Keqinformim! I moshuari është një shenjtor hindu i quajtur ‘Siyaram Baba’ që jeton në Madhya Pradesh, Indi. Raportohet se ai është rreth 110 vjeç.

Në sqarim citohet edhe një artikull i 2 gushtit  nga Navbharat Times që është përdorur si burim.

“Ka shumë histori të famshme në rajon për Siyaram Baba. Thuhet se ai shprehu pendesë duke qëndruar mbi njërën këmbë për 10 vjet. Edhe në moshën 109-vjeçare, Baba lexon pa syze dhe i bën të gjitha vetë. Ai flet shumë pak, por ka shumë ithtarë që dynden për të marrë bekimet e tij. Askush nuk  e di moshën e tij të vërtetë, por besohet se është rreth 109 ose 110 vjeç”, shkruan artikulli.

Vetë ai s’ka thënë asnjëherë diçka për moshën e tij./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button