Parashikimi i motit për sot/ Mos harroni çadrat, priten reshje shiu
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e veriut dhe qendër reshjet në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri dhe mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 0-1 ballë./OraNews