Panik në ajër! Avioni përfshihet nga flakët.
Një aeroplan i Frontier Airlines është përfshirë nga flakët gjatë një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas të shtunën mbrëma. Fluturimi nga San Diego në Las Vegas ishte në proces uljeje kur pilotët panë tym dhe shpallën gjendjen emergjente.
Ndërsa ekipet e zjarrit dhe të shpëtimit shuan zjarrin, të gjithë 190 pasagjerët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit zbritën nga shkallët ajrore. Fatmirësisht asnjë lëndim nuk u raportua nga incidenti i tmerrshëm dhe pasagjerët u dërguan me autobus të sigurt në terminal.
“Shkaku i incidentit është aktualisht nën hetim”, tha linja ajrore në një deklaratë. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit njoftoi të dielën në mëngjes se po fillon një hetim për uljen emergjente./OraNews