Sport

Ndahet nga jeta në moshën 71 vjeçare ish- futbollisti ikonë i Kombëtares

Ish- futbollisti ikonë i Kombëtares shqiptare Sefedin Braho, është ndarë nga jeta në moshën 71- vjeçare. Braho ka bërë histori në sferën e futbollit Kombëtar dhe Luftëtarit të Gjirokastrës. 

Talenti e bëri Brahon të spikaste dhe të ishte një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij.

Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me ekipin përfaqësues ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button