Vendi
Humb jetën foshnja 5 ditëshe/ Nis procedimi penal për mjeken 53-vjeçare në maternitetin e Vlorës
Një mjeke neonatologe në maternitetin e Vlorës është proceduar penalisht, pasi dyshohet për mjekim të pakujdesshëm ndaj një foshnjeje 5 ditësh, që ka humbur jetën,
Foshnja u mjekua nga mjekja 53-vjeçare, e cila akuzohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore./OraNews