Çfarë duhet të bëjnë prindërit para se të dërgojnë fëmijën në kopësht, këshilla nga Lira Gjika
Prindërit kur dërgojnë fëmijën në kopësht për herë të parë, është mirë ti bëjnë një parapregatitje. Ata duhet ti shpjegojnë fëmijës përse duhet të shkojë në kopësht dhe se ku qëndron diferenca ndërmjet mamit, babit dhe edukatoreve. Ky shpjegim do t’u japë fëmijëve një mundësi për të përballuar këtë ndryshim kaq të madh në jetën e tyre. Ai, fëmija, duhet të përballet me mjediset dhe njerez të rinj jashtë familjes, të huaj e të panjohur për të.
Gjithashtu do të përballet me një mënyrë të re komunuikimi, me komandën. Fëmija duhet të mësojë t’i bindet komandave, kur edukatorja i kërkon të kryejë ose jo një veprim. Ai duhet t’i zbatojë këto rregulla pikërisht për t’u rritur e bërë sa më i zoti. Një problem tjetër për fëmijën kur shkon në kopësht, është përballja me moshatarët dhe me më të vegjëlit që nuk është një përballje e lehtë apo e këndëshme. Fëmija, gjithashtu do të përballet për herë të parë me ndërtimin e marrëdhënieve nëpërmjet respektit dhe jo të lidhjeve familjare. Për këto arsye prindërit duhet t’i flasin e t’i tregojnë fëmijës që në kopësht ka një program, që ai duhet ta mësoje, zbatojë dhe ta jetoje, sepse kështu do të kuptojë diferencën ndërmjet familjes dhe marrëdhënieve jashtë saj.
Mësueset e kanë detyrë dhe përgjegjësi mësimin e tij, ndërsa mami dhe babi e kanë djalë apo vajzën e tyre dhe i bëjnë gjërat se e kanë shumë të çmuar dhe e duan, ndërsa edukatoret e respektojnë dhe duhet t’i mësojnë rregullin që është shumë i rëndësishëm për njeriun, të cilën ato e kanë detyrë./LIVING