Life Style

“Personazhe që nuk meritojnë asnjë sekondë transmetim”, kë po thumbon Aulona Musta?

Moderatorja e njohur Aulona Musta ka folur rreth emisioneve dhe figurave publike që shfaqen në televizionet shqiptare.

Në një intervistë për “Bordo”, teksa u pyet nëse ka emisione që nuk meritojnë të transmetohen, ajo u përgjigj se nuk ka programe që duhet të hiqen plotësisht nga ekrani.

Megjithatë, Aulona shënjestroi disa personazhe specifike, duke deklaruar se janë individët ata që nuk meritojnë të jenë në ekran.

“Nuk mendoj që ka emisione që nuk meritojnë asnjë minutë transmetim. Mendoj që ka personazhe që nuk meritojnë asnjë sekondë transmetim”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se këta persona janë ata që dalin me titullin e moderatores apo gazetarit, por nuk janë në gjendje të artikulojnë një fjali të plotë.

Të gjithë ata që dalin me statusin e moderatorit, apo gazetarit, ndërkohë që nuk dinë të artikulojnë një fjali nga fillimi në fund”, tha Aulona./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button