Bota

Lëkundje të frikshme të avionit gjatë uljes në aeroportin ‘famëkeq’ të ishullit grek

Në pamjet e publikuara së fundmi shihet një nga uljet më spektakolare të avionit të pasagjerëve në aeroportin e ishullit grek Skiathos, i cili njihet për aeroportin pranë bregdetit që rrihet nga erëra të forta detare.

Pamjet e linjave suedeze  Sunclass Airlines tregonë avionin gjigant që dukej se qëndronte pezull në ajër, mes qiellit mesdhetar blu, teksa sa më shumë i afrohet asfaltit aq më fort duket se lëkundët.

Avionit tip Airbus A321-200 arrin të ulet me forcë duke anuar nga hunda dhe shfaqet sërisht në pistë, duke ruajtur trajektoren e tij.

Rrjeti italian ‘Corriere’ shkruante se erërat e forta detare e kishin zënë mjetin në befasi gjatë zbritjes në aeroportin e Skiathos, edhe pse arriti të ulej vetëm me një dëmtim të vogël në rrotat

Aeroporti ishullit grek ka qenë gjatë viteve skenë e uljeve spektakolare, por pilotët përgatiten për vështirësinë e tij dhe tregojnë kujdes të shtuar, pasi nuk ka pasur raste fatale.

Vendi është gjithashtu një pikë e preferuar e amatorëve të avionëve që mund të shikojnë uljen nga plazhi i ishullit, i cili është vetëm disa metra larg gardhit të aeroportit.

Avionët shpesh ngrejnë në ajër rërën e plazhit teksa ulen dhe krijojnë erë të fortë për njerëzit në tokë, shkruan Daily Mail.

Pista e tij është gjithashtu më e shkurtër se ajo e aeroporteve të mëdha, ndërsa për ndërtimin e aeroportit është dashur të merret tokë nga deti mes ishullit Skiathos dhe atij fqinjë Lazareta, të cilët u bashkuan në një ishull të madh.

Vendi vizitohet shpesh vetëm për aeroportin e tij ashtu si dhe plazhin karakteristik të Egjeut./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button