Life Style
“E gjeta depresiv dhe të alkolizuar”/ Aktorja e famshme zbulon njohjen me bashkëshortin Naun Shundi
Aktorja Raimonda Shundi dhe bashkëshorti i saj, Naun Shundi ishin të ftuarit e kësaj puntate të emisionit ‘’Glamour’’ në Ora News.
Në intevistë aktorja zbuloi edhe se si u njoh me bashkëshortin e saj.
Raimonda Shundi: Në atë kohë im shoq sapo kishte dalë nga një martesë e vështirë me një fëmijë të vogël, është hera e parë që e them këtë gjë.
Një martesë e dështuar dhe e shihte shumë rrallë vajzën.
Kjo shfaqje e rigjallëroi.
Filloi ta donte më shumë jetën.
Meqë jemi edhe tek pija e konsumonte shumë, dhe nuk dehej.
Kaq në gjendje depresive ishte./OraNews