Life Style

“Do të pë*dhunoj gocën 6-vjeçare”/ Kërcënoi online nënën e fëmijës, ja kush është 30- vjeçari monstër i Bigos

Denigrimi online ka kohë që është bërë trend në rrjetet sociale, por të arrish të kërcënosh se do të përdhunosh një 6-vjeçare, kjo kalon përtej imagjinatës.

Skënder Kamberi, 30 vjeçari që jeton në Gjermani është kthyer në kërcënim serioz për Irisin nga Tirana, nënë e dy vajzave. Kjo, për shkak të një debati krejt banal, që kanë patur në aplikacionin Bigo.

Ngaqë rrija me një grup, aty u hasa me një djalë, që edhe ai ishte nga Tirana. Pasi krijuam një farë konfidence, Skenderi më tregon që kishte hapur adresa fake me foto fëmijësh, me foto familjarësh. Zihej me njerëz të ndryshëm dhe ngaqë nuk kishte si t’i shfrynte nervat ndryshe, iu merrte fotot e familjarëve dhe i postonte me adresa fake, duke shkruar mbishkrime të tmerrshme ose duke bërë Photoshop, me fëmijë që kanë në gojë organe gjenitale.”

E bindur plotësisht se këto postime perverse janë vepër e këtij personi, 31 vjeçarja vendos të reagojë, duke e demaskuar publikisht, pa menduar për pasojat që do t’i vinin më vonë

“Më ka kërcënuar se do më përdhunojë vajzën 6-vjeçare dhe se do ta lyej me gjak në sytë e mi. Unë nuk flej dot gjumë, nuk ha dot bukë. Unë këtë njeri duhet ta denoncoj sepse ky nuk është njeri, është prind vetë dhe një prind që nxjerr ato fjalë për një fëmijë tjetër, i kujtdo qoftë për mua nuk e meriton as emrin, as titullin prind.”

Skënderi nga ana tjetër, i pranon kërcënimet që ka bërë, por justifikohet me faktin se kanë ardhur si pasojë e denigrimit online që i kanë bërë djalit të tij të mitur.

Grupi i Irisit kanë prekur fëmijën tim. Kanë katër muaj që e hedhin në këtë aplikacion. E hedhin kalamonin tim, çunin tim, ish-nusen time, hallën time, motrën time.”

Persona që parazitojnë gjithë ditën para një tastiere, kush e kush të thyejë rekorde ofendimesh, një trend gjithnjë në rritje që ka përfshirë një pjesë të mirë të shoqërisë tone.

“I kërkoj falje publikisht Irisit. Nuk do ta bëj më, premtoj.” – përfundoi Skënderi./ Syri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button