Do largohet në fund të sezonit? Pep Guardiola përmbahet: Kur të ndodhë, do të ndodhë….
“Unë nuk do të flas për këtë. Kur të ndodhë, do të ndodhë”. Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Fulhamit, Pep Guardiola ka injoruar për të disatën herë gazetarët, që e kanë pyetur nëse ky do të jetë sezoni i tij i fundit në krye të Manchester City.
Më pas, trajneri spanjoll vazhdoi: “Unë jam pjesë e këtij klubi deri në kocka, mënyra më e mirë për ta mbrojtur është të fitosh. Do të vazhdoj ta bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme. E dua këtë ekip, kështu do të jetë gjithmonë”.
Një tjetër koment, i pashmangshëm, për mundësinë që ai të largohet në fund të sezonit, veçanërisht pasi tifozët e “qytetarëve” shpalosën një pankartë brenda stadiumit për t’i kërkuar të qëndrojë: “Duhet të më sjellin faturën, kam për t’ua paguar banerin që blenë dhe e shpalosën. Çfarë mund të them më shumë, u dashurova sapo mbërrita këtu”.
Guardiola, në krye të Manchester City që nga sezoni 2016-2017, aktualisht ka një kontratë të vlefshme deri më 1 korrik 2016. Me “qytetarët” e ka fituar Premier League 6 herë, Kupën e Ligës Angleze 4 herë (rekord i ndarë me Brian Clough, Alex Ferguson dhe José Mourinho), 2 herë “FA Cup”, 3 “Community Shield”, një Ligë Kampionësh, një Superkupë Europiane dhe një Kupë Bote për Klube./OraNews