Life Style

SEKRETI I “VAJZËS ME PERLA”/ Shkencëtarët zbulojnë efektin neurologjik të tablosë së famshme

E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndodh me trurin tonë kur shohim diçka që na tërheq? Këtë shkencëtarët e kanë analizuar tek shikuesit e pikturës me famë botërore të njohur si Vajza me Perla.

Do të biesh në dashuri me të, dëshiron ose jo. Kështu e përshkruajnë edhe shkencëtarët, këtë pikturë të shek të 17 me famë botërore të njohur ndryshe si “Girl With Pearl Earring” ose “Vajza me perla”.

Muzeu Mauritshuis në Hagë, i cili ruan kryebeprën e piktorit holandez Johannes Vermeer, porositi neuroshkencëtarët të masin së çfarë prodhon truri kur shikonin portretin e saj.

Ata zbuluan se shikuesi mbetet rob i një fenomen i veçantë neurologjik që ata e quajtën

“Sustained Attentional Loop”, aftësia për të përqëndruar vëmendjen për një kohë të vazhdueshme pa u shpërqendruar, për të cilin ata besojnë se është unike tek “Girl With The Pearl Earring”.

Syri i shikuesit tërhiqet automatikisht fillimisht te syri i vetë vajzës, pastaj poshtë te buzët e saj, pastaj tek perlat, pastaj përsëri te syri, dhe kështu vazhdon.

SEKRETI I “VAJZËS ME PERLA”/ Shkencëtarët

Kjo ju bën ta shikoni pikturën më gjatë se të tjerat, shpjegon Martin de Munnik, nga kompania kërkimore Neurensics që kreu studimin.

Duke matur valët e trurit, shkencëtarët zbuluan gjithashtu se precuneus, pjesa e trurit që drejton ndërgjegjen dhe identitetin personal, ishte më e stimuluar.

Sa më gjatë të shikosh dikë, aq më i bukur ose më tërheqës bëhet dikush,” vuri në dukje ai, gjë që shpjegon gjithashtu popullaritetin e pikturës.

Shkencëtarët krahasuan gjithashtu përgjigjen neurologjike kur shikonin pikturën e vërtetë në muze kundrejt përballjes me një riprodhim.

Ata zbuluan se reagimi emocional i përjetuar nga shikuesi ishte dhjetë herë më i fortë për një origjinalin./oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button