Lajme

Peka: Fatos Nano ndërhyri për lirimin e Geron Xhafës në Itali për të bërë Fatmirin ministër Drejtësie

Moderatori Çim Peka në emisionin e tij në SYRI TV ka zbuluar një denoncim të fortë në lidhje me zhvillimet e hershme në vitin 2002, kohë kur u arrestua në Itali për trafik droge, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku ky i fundit u dorëhoq pas denoncimit publik nga Ervin Salianji.

Sipas një qytetari që i ka shkruan, thuhet se ‘në kohën kur Nano donte të bëntë Ministër të Drejtësisë Fatmir Xhafën por sa iu arrestua vëllai, Fatos Nano ka ndërhyrë te Ardian Visha në atë kohë shefi i Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, i cili ka komunikuar me prokurorin në Itali dhe ia ka kërkuar si nder në emër të kryeministrit Nano që të mos bënte shumë bujë që nga arrest me burg ta bënte në arrest shtëpie dhe kthim në Shqipëri’.

Skandali vijon edhe pasi menjëherë sa u lirua nga arrest me burg në arrest shtëpie, Ministria e Drejtësisë me Fatmir Xhafaj ministër, i bënë letrat që e sollën ta bëjë dënimin në Shqipëri, dënim që nuk u krye kurrë.

Denoncimi në studio: 

Peka: Po të jetë i interesuar SPAK ia tregoi edhe emrin. Unë kam qënë në 2002 njeriu më i afërt i Fatos Nanos. Në kohën kur Nano donte të bëntë Ministër të Drejtësisë Fatmir Xhafën por sa iu arrestua vëllai dhe Fatos Nano ka ndërhyrë te Ardian Visha në atë kohë shefi i Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, i cili ka komunikuar me prokurorin në Itali dhe ia ka kërkuar si nder në emër të kryeministrit Nano që të mos bënte shumë bujë që nga arrest me burg ta bënte në arrest shtëpie dhe kthim në Shqipëri.

Kështu është liruar nga Ardian Visha në vitin 2002 Geron Xhafa, si nder dhe menjëherë sapo ka ardhur në Shqipëri Fatos Nano e bëri Ministër të Drejtësisë Fatmir Xhafën.

Ky person që bëri të mundur lirimin e tij në Itali si nder në emër të kryeministrit Fatos Nanos, sot është avokati i tij në këtë çështje, Ardian Visha.

Dhe ky që ma shkruan thotë që këtë gjë e di unë e di Fatos Nano i zoti i punës Fatmir Xhafa dhe një kolegia jonë.

Dhe pastaj vazhdon historia, menjëherë sa u lirua nga arrest me burg në arrest shtëpie, pastaj Ministria e Drejtësisë me Fatmir Xhafaj ministër i bënë letrat që e sollën ta bëjë dënimin në Shqipëri, dënim që nuk u krye kurrë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button