“Nuk ka mbetur shumë nga unë…”/Elton John me anë të një mesazhi prekës zbulon si është gjendja e tij shëndetësore!
Në festivalin e filmit, ai mahniti të gjithë fansat e pranishëm me aftësitë e tij vokale të pabesueshme dhe luajti në piano.
Së fundmi artisti i njohur Elton John mori pjesë në premierën e filmit “Elton John: Never Too Late” në festivalin e filmit në New York. Ai foli për gjendjen e tij shëndetësore e cila kohët e fundit nuk është se ka qenë dhe aq e mirë për aktorin.
Me humor ai u shpreh se nuk ka mbetur shumë nga aipasi ka humbur disa organe pas operacioneve.
Për të qenë i sinqertë me ju, nuk ka mbetur shumë nga unë. Nuk kam bajame, adenoide, apendiks dhe as prostatë. Më mungon kofsha e djathtë, gjuri i majtë dhe gjuri i djathtë. Në fakt, e vetmja gjë që më ka mbetur është kofsha ime e majtë. Por ende jam këtu. Dhe nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm, ju jeni ata që më keni krijuar.
Në festivalin e filmit, ai mahniti të gjithë fansat e pranishëm me aftësitë e tij vokale të pabesueshme dhe luajti në piano. Kohët e fundit, Elton përfundoi turneun e tij të lamtumirës dhe tani ka shpjeguar vendimin e tij për të mos performuar më.
“Siç e dini, vendosa të ndalem me turnetë sepse jam 77 vjeç, kam bërë gjithçka që mund të bëja. Ia dola mbanë”, tha ai, duke shtuar se muzika do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij. Ai theksoi gjithashtu se më e rëndësishmja për të është familja e tij: bashkëshorti David dhe djemtë e tyre, Zachary dhe Elijah.
Rikujtojmë gjithashtu se para disa javësh në një postim të bërë në rrjetet sociale Elton ka zbuluar se po përballet me një problem të madh shëndetësor që ka ndikuar në shikimin e tij. Në veçanti, Elton John ka bërë të ditur se ka mbetur me shikim të kufizuar në njërin sy pas një infeksioni të rëndë të syrit./gsh