Vendi

Një furgon mallrash dhe një pasagjerësh janë përplasur në aksin e autostradës Levan – Tepelenë.

Si pasojë e përplasjes së dy furgonave kanë mbetur të plagosur lehtë 6 persona.

Burime nga  vëndi i ngjarjes pohuan se furgoni i mallrave po udhëtonte në drejtim të Levanit ndërsa ai i pasagjerëve në drejtim të Tepelenës.

Te plagosurit jane dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal Fier  ku po marrin ndihmen e pare mjekësore dhe jane jashte rrezikut per jetën pasi kanë qënë  te plagosur lehtë.

Në vendngjarje kane qene 3 autoambulanca dhe nje mjet zjarrfikës si dhe forca policie dhe ekspertë të cilët normalizuan trafikun e lëvizjes së automjeteve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button