POP NEW

A po na përgjojnë telefonat, pa e ditur ne?

Cox Media Group (CMG) kishte bërë një pranim befasues, duke zbuluar se telefonat inteligjentë dëgjojnë në mënyrë aktive bisedat e përdoruesve për të ofruar reklama të synuara.

Ky zbulim erdhi gjatë një prezantimi para investitorëve, disa ditë më parë, ku firma e marketingut – klientët e profilit të lartë të së cilës përfshijnë Facebook dhe Google – prezantoi softuerin e saj “Active Listening”.

Softueri i drejtuar nga AI i CMG gjurmon të dhënat e përdoruesve nga mbi 470 kanale, duke analizuar bisedat e folura dhe sjelljet në internet për të ofruar reklama të bazuara në qëllim.

Pas këtij zbulimi, Google hoqi me shpejtësi Cox Media Group nga programi i saj partner.

Aty nuk specifikohet nëse këto të dhëna zanore vijnë nga televizorët inteligjentë, altoparlantët inteligjentë ose telefonat inteligjentë, thuhet në një shkrim të The Guardian.

Është e vështirë të dihet se sa i përhapur është përdorimi i këtij shërbimi.

Ndërsa shumë detaje mbeten të turbullta, pyetja që shtrohet është: A ka vdekur privatësia?

Një zëdhënës i Google theksoi se të gjithë reklamuesit duhet të respektojnë ligjet në fuqi dhe politikat e Google Ads, duke deklaruar, “Kur të identifikojmë reklamat ose reklamuesit që shkelin këto politika, ne do të ndërmarrim veprimet e duhura”.

Ndërsa Meta, kompania mëmë e Facebook, kishte thënë se po shqyrton gjithashtu aktivitetet e CMG për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë shkelje të kushteve.

Në përgjigje të polemikave, një zëdhënës i Meta përsëriti: “Meta nuk përdor mikrofonin e telefonit tuaj për reklama dhe ne e kemi pasur të qartë këtë për vite me radhë”.

“Ne po kontaktojmë Cox Media Group për të siguruar që programi i tyre nuk po përdor meta të dhënat tona”.

Polemika lidhet me dyshimet e gjata nga përdoruesit të cilët pretendojnë se kanë parë reklama për produkte menjëherë pasi i përmendën ato në biseda të rastësishme, pavarësisht se nuk i kanë kërkuar kurrë ato në internet./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button