Vendi

“Nuk ka bir k**** që më ndalon”/ Përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD para Kuvendit

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë lejuar të futen në sallë, pasi u përjashtuan ditën e djeshme

Vijojnë përplasjet dhe tensioni para godinës së Kuvendit mëngjesin e sotëm, ku pritet të nisë seanca plenare.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë lejuar të futen në sallë, pasi u përjashtuan ditën e djeshme nga Sekretariati i Etikës për kaosin e shkaktuar në seancën e 30 shtatorit. Ata janë përplasur fizikisht me Gardën e Republikës, e cila ka bllokuar hyrjen për të mos i lejuar të hyjnë.

Ndërkohë në Kuvend kanë shkuar edhe ministrat e PS, të cilët deputetët demokratë nuk i kanë lejuar që të futen, madje edhe janë përplasur me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Po ashtu, deputetët Flamur Noka dhe Luan Baçi janë përplasur me Niko Peleshin.

Niko mos bëni të fortin”,- kanë qenë fjalët me të cilat Baçi i është drejtuar Peleshit.

Deputeti Flamur Noka është përplasur edhe me deputetin e PS-së Frrok Gjini, i cili ka thënë se gjallë a vdekur do hyjë në parlament.

Frrok Gjini: Mos më prek me dorë.

Falmur Noka: Hajde me mua.

Frrok Gjini: O Flamur mos me prek me dorë.

Flamur Noka: Kam dy orë që nuk më lënë mua.

Frrok Gjini: Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua të hyj në Parlament!

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button