Modelja Katie Price shokon rrjetin me ndërhyrjet e fundit në fytyrë dhe gjoks
Operacionet plastike nuk njohin kufij për disa personazhe. Katie Price ka marrë një lumë komentesh negative në rrjet për ndërhyrjet e bëra së fundmi në fytyrë dhe gjoks.
Në një banjo dielli, ylli i ekranit anglez ka marrë të gjithë vëmendjen me format e fytyrës shumë të tërhequra dhe gjoksi gati në “plasje”. 46 vjeçarja, nëna e pesë fëmijëve u shfaq në një pishinë ku po shijonte momentet me të dashurin e saj JJ Slater në Qipro.
Me bikini jeshile neoni, Katie shfaqi gjoksin e saj bombastik në të cilin ka bërë ndërhyrjen e 17-të në qershor të këtij viti.
Katie është e njohur për sukseset e saj në fushën e modelingut por edhe në televizion. Famën më të madhe ajo e mori më 1990 për punën e saj magjepsëse si modele./LIVING