“Më vjen turp që isha në të…”/Aktorja e famshme zbulon emrin e filmit që është penduar për rolin e saj!
Aktorja Sandra Bulock shprehu keqardhjen e saj edhe për aktrimin në atë film.
Nga “The Lost City” te “The Blind Side”, Sandra Bullock është shfaqur në shumë filma ndër vite, është bërë goxha e njohur dhe e suksesshme. Aktorja së fundmi ka treguar se është një film për të cilin ajo është ende e ‘turpëruar’ edhe sot e kësaj dite. Bullock zbuloi filmin për të cilin ishte penduar që luajti.
Epo, filmi të cilit ajo i referohet dhe me të vërtetë dështoi në arkë, duke fituar 164 milionë dollarë në mbarë botën nga një buxhet i raportuar prej 160 milionë dollarësh është “Speed 2”, vazhdimi i filmit të njohur “Speed”, në të cilin ajo luajti së bashku me Keanu Reeves. Në Rotten Tomatoes, filmi ka një pikë kritike tepër të ulët prej vetëm katër për qind, duke e bërë atë një nga filmat me vlerësimin më të ulët në platformë.
Për shkak të kësaj, Bullock duket se dëshiron që emri i saj të mos lidhet me filmin, duke thënë se është penduar që luajti në të dhe se nuk ka kuptim. Në një intervistë me TooFab, Bullock tha:
Madje, aktorja shprehu keqardhjen e saj për aktrimin në atë film:
Është nga ata që do të doja të mos e kisha realizuar dhe nuk njoh asnjë fans për të.
Ju kujtojmë se “Speed” i vitit 1994 me Keanu Reeves në rolin kryesor është i preferuari nga shumë shikues por Bullock duket se dëshiron që emri i saj të largohet nga ai, duke thënë se është penduar që luajti në të dhe komploti ‘nuk ka kuptim’./gsh