“Janë dyfishuar njerëzit në sallë…”/ Akil Varfi tregon gjithçka lidhur me sezonin e ri të “Portokalli-së”!
Aktori Akil Varfi shprehet lidhur me sezonin e ri të “Portokalli-së”
Në një promo të publikuar nga faqja zyrtare e “Portokalli”, është zbuluar se Kiara Tito do të moderojë programin më të dashur të humorit, së bashku me aktorin Salsano Rrapi dhe moderatoren Nevina Shtylla. “Portokalli” do të nisë nga 6 Tetori në ekranin e Top Channel.
Ndërkohë, premiera e programit të humorit në 5 Tetor në studiot e Top Channel është ‘sold out’ dhe duket se ky sezon pritet të jetë i bujshëm dhe me shumë risi.
Së fundmi në “Wake Up” ishin të ftuar disa nga kasti i aktorëve të “Portokalli-së”. Albana Perhati, Anxhela Muça dhe Akil Varfi zbuluan detaje lidhur me sezonin e ri të programit më të dashur të humorit. “Portokalli” bën gati 21 vjet, teksa aktori Akil Varfi shprehet lidhur me sezonin e ri.
Po punohet shumë dhe e kam marrë pak me emocion. Janë dyfishuar njerëzit që do jenë në sallë. Ndjehesh para një përgjegjësie. Çdo fillim sezoni ndihem shumë i emocionuar, fillimi është surprizues.
Unë do jem me monologun, me batutat shkodrane me temat e djalit të ri. Kemi edhe një gjë të vogël me një koleg timin, por do jua tregoj me kalimin e kohës./gsh