“Çmenduri” në Champions – Mposhten Bayerni dhe Reali, Juventusi përmbys Leipzigun, “ok” Liverpooli
Nga nëntë gola të shënuar në ndeshjen e parë me Dinamon e Zagrebit, në zero gola në sfidën me Aston Villan (e mbyllur me rrjeta të paprekura).
Bayerni i Mynihut jo vetëm që nuk përsërit veten përballë ekipit nga Birminghami, por nuk arrin të realizojë qoftë një gol në “Villa Park”, madje e pëson në minutën e 79-të ga Duran. Vlen të përmendet goli i anuluar i Pau Torres në pjesën e parë.
Fitore e madhe e Juventusit në fushën e Leipzigut. “Zonja e Vjetër” edhe pse pësoi e para dhe mbeti me 10 lojtarë, ia doli të përmbyste rezultatin e të fitonte 3-2.
Lilla e Edon Zhegrovës befason Realin e Madridit. 1-0 përfundoi takimin, me një gol të shënur falë një penalltie të fituar nga Zhegrova.
Në bëb blof Liverpooli, që fiton 2-0 me Bolognan, ndërsa Benfica shkatërroi 4-0 Atleticon e Madridit.
Dinamo e Zagreb barazoi 2-2 Monacos, ndërsa Club Brugge fitoi 1-0 në fushën e Strum Graz.
Rezultatet:
Aston Villa – Bayern Munich 1-0 (Golat)
RB Leipzig – Juventus 2-3 (Golat)
Lille – Real Madrid 1-0 (golat)
Liverpool – Bologna 2-0 (Golat)
Benfica – Atl. Madrid 4-0 (Golat)
D. Zagreb – Monaco 2-2 (Golat)
Sturm Graz – Club Brugge KV 0-1 (Golat)